Ndërlidhjet

Rusi: Nuk lirohet aktivisti opozitar Udaltsov


Aktivisti opozitar rus Sergei Udaltsov
Aktivisti opozitar rus Sergei Udaltsov

Aktivisti i njohur opozitar në Rusi, Sergei Udaltsov, i burgosur për shkak të protestës kundër presidentit, Vladimir Putin, në maj të vitit 2012, nuk do të lirohet para kohe.

Në korrik të vitit 2014, ai është dënuar me 4.5 vjet burg, për organizimin e një proteste kundër qeverisë, që u shndërrua në dhunë në Moskë, pak para inaugurimit të Putinit në mandatin e tretë presidencial.

Një avokat i Udaltsovit tha sot se klientit të tij i është refuzuar kërkesa për lirim të parakohshëm, për shkak se ai nuk e pranon fajësinë dhe për shkak të sjelljes së keqe në një koloni të punës, ku ai po e vuan dënimin.

Pas dhunës e cila pat shpërthyer në sheshin Bolotnaja në Moskë, në maj të vitit 2012, ishin arrestuar më se 400 vetë.

Kundërshtarët e Kremlinit thanë se “Rasti Bolotnaja” ishte pjesë e fushatës së autoriteteve ruse për t’i goditur ata që mendojnë ndryshe.

Ata, po ashtu, vlerësojnë se protestuesit ishin provokuar dhe se pretendimet e autoriteteve shtetërore për dhunë ishin të ekzagjeruara.

XS
SM
MD
LG