Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Policia e akuzoi menaxherin e fushatës së Donald Trumpit


Corey Lewandowski (majtas) dhe Donald Trump

Corey Lewandowski (majtas) dhe Donald Trump

Policia në Floridë të Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Corey Lewandowski, menaxherin e fushatës së kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, për sjellje të dhunshme lidhur me një incident që ka ndodhur më herët këtë muaj ku ishte e involvuar një reportere.

Policia në vendbanimin Jupiter në Floridë i ka dërguar sot shkresë Lewandowskit, që të paraqitet para gjyqtarit më 4 maj për këtë vepër kundërvajtëse.

Në një video të publikuar nga policia, shihet Lewandowski duke e kapur fuqishëm një reportere, e cila përpiqej ta pyeste zotin Trump gjatë një fushate më 8 mars.

Sipas kësaj akuze ai mund të dënohet me një vit burg, raporton agjencia AP.

Fushata e zotit Trump nëpërmjet një kumtese të sotmetha se Lewandowski “është absolutisht i pafajshëm lidhur me këtë akuzë” dhe se “ai është krejtësisht i sigurt se do të lirohet” nga ajo.

XS
SM
MD
LG