Ndërlidhjet

logo-print

Betohet presidenti civil i Birmanisë


Ilustrim

Ilustrim

Është betuar sot presidenti i ri i Birmanisë, njëherësh lideri i parë civil i zgjedhur në më shumë se 50 vjet.

Htin Kyaw, nga partia Lidhja Kombëtare për Demokraci, ka marrë detyrën nga Thein Sein, i cili ka bërë reforma të gjera gjatë pesë vjetëve të tij në pushtet.

Dorëzimi i detyrës ka kompletuar tranzicionin, i cili ka nisur pasi Lidhja Kombëtare për Demokraci ka shënuar fitore historike në zgjedhjet e nëntorit.

Të gjitha këto ndryshime pasojnë dekadat e regjimit ushtarak në Birmani, të karakterizuar me abuzime të të drejtave të njeriut dhe mosrespektim të parimeve të demokracisë.

Kryetarja e Ligës Kombëtare për Demokraci, Aung San Suu Kyi, e cila ka kaluar 15 vjet në arrest shtëpiak, është ndaluar me Kushtetutë nga gara për presidente, pasi djemtë e saj kanë shtetësi britanike.

XS
SM
MD
LG