Ndërlidhjet

Letonia ndalon ueb-faqen ruse Sputnik


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Letoni kanë mbyllur ueb-faqen ruse të lajmeve, Sputnik, duke e cilësuar atë si mjet “propagandues” të Kremlinit.

Ueb-faqja në Letoni është themeluar vetëm disa javë më parë, për të arritur te pakica e madhe rusishtfolëse me artikuj në gjuhën ruse dhe letoneze.

“Nuk e konsiderojmë Sputnikun si burim të besueshëm, por si diçka tjetër: si mjet propagandues”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme letoneze, Raimonds Jansons.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se vendimi është “censurë e hapur” dhe ka insistuar se media ruse “punon me standardet më të larta të profesionalizmit dhe etikës”.

Ambasada e Rusisë në Letoni e ka cilësuar veprimin kundër Sputnikut si “të pabazë” dhe ka thënë se Letonia ka nisur “luftë të informacionit”.

XS
SM
MD
LG