Ndërlidhjet

SHBA dhe aleatët evropianë kërkojnë aksion të OKB-së për Iranin


Pamje e lansimit të raketës iraniane Shahab-3
Pamje e lansimit të raketës iraniane Shahab-3

Shtetet e Bashkuara dhe tre aleatë evropianë po kërkojnë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përgjigjet ndaj testeve aktuale të raketave balistike të Iranit, për të cilat thonë se paraqesin shkelje të rezolutës së OKB-së.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Gjermania, në letrën dërguar këshillit, konsiderojnë se lansimet e raketave janë “provokuese dhe destabilizuese”, pasi raketa balistike me rreze të mesme veprimi, Shahab-3, dhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, Qiam-1, që janë lansuar, janë “esencialisht të afta të bartin armatim atomik”.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit e OKB-së, që është miratuar pas nënshkrimit të marrëveshjes atomike të Iranit me gjashtë fuqitë botërore, vitin e kaluar, i bënte thirrje Iranit që të mos e lansoj asnjë raketë balistike me kapacitet për bartje të armaitmit atomik.

Mëtutje, në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit, katër fuqitë perëndimore “theksojnë me shqetësim se liderët ushtarakë iranianë raportohet se kanë pretenduar se këto raketa janë të parapara që të jenë kërcënim direkt për Izraelin”.

Në seancën e 14 marsit të Këshillit të Sigurimit është shtruar çështja e testimit raketor iranian, por Rusia, me të drejtë vetoje, tha se lansimet nuk paraqesin shkelje të rezolutës dhe se Moska nuk i mbështet sanksionet e reja kundër Iranit.

Për këtë arsye konsiderohet se aksioni më i ri i vendeve perëndimore në Këshillin e Sigiurimit nuk do të ketë sukses.

XS
SM
MD
LG