Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi përmbush një nga kriteret e fundit për liberalizimin e vizave


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur 3 anëtarët e ri të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Me këtë vendim, Kuvendi ka përmbushur edhe një nga kriteret e parapara nga Komisioni Evropian në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Kryetar u votua Blerim Dina, ndërsa anëtarë të bordit Goran Milejnkoviq dhe Nuhi Paçarizi.

Seanca e Kuvendit u mbajt edhe kësaj radhe pa opozitën.

Pas këtij vendimi, ka reaguar ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku. Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se funksionalizimi i këtij organi ka qenë një nga rekomandimet e fundit që Kosova është dashur t’i përmbushë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

“Kjo padyshim do të kontribuoj që dialogu për liberalizim të vizave me Komisionin Evropian të përmbyllet së shpejti”, ka shkruar Çollaku.

XS
SM
MD
LG