Ndërlidhjet

Rusia thotë se raketat e Iranit nuk e shkelin rezolutën e OKB-së


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka thënë se provat e fundit raketore që ka bërë Irani, nuk e shkelin një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ashtu siç pretendojnë disa vende perëndimore.

SHBA-ja dhe tre aleatë evropianë i kanë dërguar letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i bërë thirrje për veprim kundër Iranit, për shkak të testeve raktore.

Sipas tyre, Irani ka testuar raketa që mund të bartin koka bërthamore dhe ky veprim është në kundërshtim me një rezolutë që ka miratuar OKB-ja vitin e kaluar.

“Rezoluta nuk i ndalon testet”, ka thënë në anën tjetër Mikhail Ulyanov, udhëheqës i departamentit për kontrollin e armëve në Rusi.

Në letrën e publikuar më 28 mars, Uashingtoni, Parisi, Londra dhe Berlini kanë thënë se dy raketa të hedhura nga Irani në muajin mars (Shahab-3 dhe Qiam-1) “kanë kapacitet të bartin armë bërthamore”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khameni, ka thënë se raketat janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit të tij.

XS
SM
MD
LG