Ndërlidhjet

logo-print

Veseli: Jahjaga la trashëgimi të çmuar politike


Prishtinë, 30 mars 2016.

Prishtinë, 30 mars 2016.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë sot në takim lamtumirës te presidentja në largim, Atifete Jahjaga.

Veseli ka thënë se Jahjaga e ka prezantuar me dinjitet Kosovën gjithandej botës me mirësinë dhe pozitivitetin e saj.

"Presidentja Jahjaga na lë një trashëgimi shumë të çmuar politike në rrugën e jetësimit të ëndrrës tonë evropiane", ka thënë Veseli.

Mandati i Jahjagës skadon muajin e ardhshëm, ndërsa në postin e presidentit është zgjedhur zëvendëskryeministri aktual, Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG