Ndërlidhjet

logo-print

Sulmuesit e Brukselit kanë kërkuar edhe shtëpinë e kryeministrit


Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.

Bombarduesit xhihadistë, që kanë sulmuar aeroportin e Brukselit dhe një stacion të metrosë së qytetit, javën e kaluar, kanë kërkur në internet edhe informacione për zyrën dhe shtëpinë e kryeministrit belg, Charles Michel.

Detajet janë gjetur në një kompjuter të hedhur në një kosh plehrash, pas sulmeve.

Kompjuteri përfshin edhe një mesazh të njërit prej bombarduesve në aeroport.

Në këtë mesazh, Brahim el-Bakraoui është ankuar se po ndiqet dhe se nuk ndjehet i sigurt më.

Nga sulmet e 22 marsit në Bruksel kanë humbur jetën 35 veta.

Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG