Ndërlidhjet

Boeing do të shkurtojë mbi 4,500 vende pune


Ilustrim
Ilustrim

Prodhuesi më i madh i avionëve në botë Boeing planifikon të shkurtojë mbi 4,500 vende pune deri në mes të vitit, për të zvogëluar shpenzimet.

Një zëdhënës i kompanisë ka thënë se 1,600 pozita do të shkojnë përmes shkurtimeve vullnetare.

Qindra drejtues dhe menaxherë pritet të humbasin po ashtu punën.

Shkurtimet nënkuptojnë gati 3 përqind të fuqisë punëtore në Boeing.

Kompania ka thënë se shkurtimet janë përgjigje ndaj kërkesave më të vogla për avionët e saj.

Kompania amerikane ka humbur treg kundrejt rivalit Aribus.

XS
SM
MD
LG