Ndërlidhjet

Lukashenka: Kriza në Ukrainë nuk mund të zgjidhet pa SHBA-të


Alyaksandr Lukashenka

Alyaksandr Lukashenka

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, thotë se kriza aktuale në pjesën lindore të Ukrainës nuk mund të zgjidhet pa involvimin e Shteteve të Bashkuara.

“Nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta përfundojnë luftën në pjesën lindore të Ukrainës nesër dhe i ndërmarrin disa hapa në këtë drejtim, atëherë atje do të ndalen vrasjet”, tha Lukashenka gjatë takimit të sotëm me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të mbrojtjes, Michael Carpenter.

A vlerësoi se SHBA-të “janë shtet udhëheqës në botë me të cilën bashkëpunon secili vend”.

Presidenti, Alyaksandr Lukashenka, po ashtu, e ka lavdëruar atë që ai e cilësoi si përmirësim të lidhjeve ndërmjet Bjellorusisë dhe perëndimit, duke theksuar se marrëdhëniet kanë hyrë në një “fazë të re”.

Në muajin shkurt të këtij viti, Bashkimi Evropian i përfundoi sanksionet pesëvjeçare kundër Bjellorusisë dhe Lukashenkos, duke i dhënë merita atij për lirimin e të burgosurve politikë në gusht të vitit 2015 dhe për rolin e vendit të tij në organizimin e bisedimeve ndërkombëtare për ndërprerjen e luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG