Ndërlidhjet

Obama shkurton dënimet me burg për 61 shkelës


Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një vizite në një institucion korrektues në Oklahoma, 16 korrik 2015.

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një vizite në një institucion korrektues në Oklahoma, 16 korrik 2015.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shkurtuar dënimin me burg për 61 persona, të cilët janë të dënuar për krime që kanë lidhje me drogën.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Neil Eggleston tha se më shumë se 1/3 e të burgosurve janë duke vuajtur burgimin e përjetshëm.

Vendimi i Obamës do t’i shkurtojë dënimet e tyre. Shumica do të lirohen më 28 korrik.

Të gjithë të dënuarit ndodhen në burg për posedim të drogave, me qëllim të shitjes së tyre, apo për krime të ngjashme. Shumica janë persona jo të dhunshëm, edhepse disa prej tyre ishin dënuar për shkelje që kishin lidhje me armë zjarri.

Kjo zbritje e dënimeve çon në 248 numrin e të burgosurve, dënimet e të cilëve Obama i ka zbritur. Shtëpia e Bardhë thotë se kjo shifër është më e lartë se shifrat e kombinuara të gjashtë presidentëve të kaluar.

XS
SM
MD
LG