Ndërlidhjet

Egjipti kërkon ekstradimin e rrëmbyesit të aeroplanit


Seif al-Din Mohamed Mostafa, pas arrestimit në Qipro, 29 mars 2016
Seif al-Din Mohamed Mostafa, pas arrestimit në Qipro, 29 mars 2016

Egjipti ka kërkuar nga Qipro ekstradimin e burrit që po akuzohet për rrëmbimin e një aeroplani, të martën, kanë thënë hetuesit egjiptian.

Seif al-Din Mustafa, i cili është përshkruar nga zyrtarët qipriotë si person me probleme mendore, ka përdorur një rrip të rremë vetëvrasës gjatë rrëmbimit të fluturimit të EgypAir, i cili u detyrua të ulej të martën në Larnaca, në Qipro.

Hetuesit egjiptianë thanë se Mustafa duhet t’u dorëzohet autoriteteve të Egjiptit, sipas marrëveshjes dypalëshe për ekstradim, të vitit 1996.

Ai ndodhet në paraburgim në Qipro, i cili i është caktuar për tetë ditë. Akuzat e mundshme me të cilat do të përballet ai përfshijnë piraterinë ajrore, rrëmbim dhe sjellje kërcënuese.

XS
SM
MD
LG