Ndërlidhjet

Ministri i Jashtëm britanik thotë se Rusia përbën rrezik për të gjithë


 Hammond në Gjeorgji, 30 mars 2016
Hammond në Gjeorgji, 30 mars 2016

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Phillip Hammond tha se Rusia paraqet rrezik për gjithë skenën botërore, për shkak të mosrespektimit të normave ndërkombëtare.

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, Hammond tha: “Rusia injoron normat e sjelljes ndërkombëtare dhe thyen rregullat e sistemit ndërkombëtar. Kjo paraqet një sfidë dhe kërcënim për të gjithë ne”, ka thënë ai.

Hammond i dha këto komente pasi u pyet nga gazetarët nëse Rusia përbën ende kërcënim për vendet e rajonit, si Gjeorgjia dhe shtetet baltike.

Gjeorgjia zhvilloi një luftë të shkurtë me Rusinë në vitin 2008.

Hammond i bëri thirrje Moskës që të luajë një rol më konstruktiv në skenën botërore dhe t’i “ndjekë rregullat e sistemit ndërkombëtar.”

XS
SM
MD
LG