Ndërlidhjet

Poroshenko do të takohet me Biden në Uashington


Petro Poroshenko, gjatë një vizite në SHBA
Petro Poroshenko, gjatë një vizite në SHBA

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko do të takohet sot me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, për një takim dreke, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Poroshenko është në mesin e 50 liderëve botërore nga vende të ndryshme që do të marrin pjesë këtë javë në samitin për siguri bërthamore, në Uashington. Ky është samiti i katërt dhe i fundit i organizuar nga presidenti Obama.

Poroshenko kishte kërkuar një takim me Obamën, por si duket nuk ka arritur ta aranzhojë atë, për shkak të agjendës së ngarkuar të presidentit amerikan.

Zyrtarët ukranias thanë se Poroshenko kishte dashur një takim me Obamën, pasi Ukraina “ndodhet në skaj të një lufte ndërmjet demokracisë dhe asaj që i përket së kaluarës”, dhe se sipas tyre, ai e meriton një takim të tillë.

XS
SM
MD
LG