Ndërlidhjet

logo-print

Rusët arrijnë në Siri për deminim të Palmirës


Palmira

Palmira

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka thënë se ekspertët rusë për deminim kanë arritur në Siri për të nisur pastrimin e minave, në qytetin antik të Palmirës.

Trupat siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, së fundmi kanë rimarrë Palmirën, e cila ishte nën kontrollin e Shtetit Islamik për 10 muaj.

Rusia është zotuar që ta ndihmojë qeverinë siriane me pastrimin e minave në lokacionet arkeologjike.

Ministria e Mbrojtjes tha përmes një deklarate se grupi i parë për deminim ka arritur sot në një bazë ruse në Siri. Ende nuk është e qartë se kur ky ekip do të arrijë në Palmira.

XS
SM
MD
LG