Ndërlidhjet

SHBA mirëpret rezultatet e komisionit për demarkacionin


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur rezultatet e Komisionit ad-hok ndërkombëtar në lidhje me procesin e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi, duke e cilësuar atë se “qartazi kënaq normat ndërkombëtare”.

“Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do ti kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”, përfundon deklarata.

Reagimi i Ambasadës Amerikane pason publikimin e rezultateve të komisionit ad–hok ndërkombëtar të formuar nga Presidentja Atifete Jahjaga, i cili konstatoi se në marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi për demarkacionin nuk kishte shkelje.

Më pas, këto përfundime të komisionit ishin përshëndetur nga Qeveria e Kosovës, por ishin kundërshtuar nga opozita në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG