Ndërlidhjet

Ukraina kërkon që të mbesin në fuqi sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë


Poroshenko gjatë fjalimit të tij në Uashington
Poroshenko gjatë fjalimit të tij në Uashington

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka bërë thirrje që sanksionet e Perëndimit kundrejt Rusisë të vazhdojnë të jenë në fuqi.

Duke folur gjatë një seminari në Uashington, Poroshenko ka thënë se sanksionet duhet të vazhdojnë deri në rivendosjen e paqes në lindje të Ukrainës dhe sovrantitetit të Kievit në Krime.

“Çkado më pak do të ishte një kompromis në kurriz të vlerave dhe drejtësisë”, ka shtuar Poroshenko.

Ai gjithashtu shtoi se më shumë se 10 mijë njerëz, përfshirë më shumë se 2,700 trupa të ushtrisë ukrainase, janë vrarë gjatë luftimeve mes seperatistëve pro-rusë dhe forcave të armatosura të Ukrainës, që nga prilli i vitit 2014.

Poroshenko tha se më shumë se 1.8 milion njerëz janë detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre në rajonet lindore të Doneskut dhe Luhanskit, gjatë periudhës së njejtë kohore.

XS
SM
MD
LG