Ndërlidhjet

Siria synon ruajtjen e valutës vendore


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri i Sirisë ka thënë se ekonomia e vendit është bërë subjekt i një “lufte të ashpër”, duke shtuar se qeveria e tij është duke punuar në parandalimin e rënies së valutës së vendit.

Komentet e Wael al-Halqi erdhën sot pasi paundi sirian pësoi rënie në raport me valutat e huaja, dhe së fundmi ka arritur nivelet më të ulëta në 5 vitet e fundit, me 530 paundë për një dollar amerikan.

Al-Halqi, i cili foli gjatë një seance të parlamentit, nuk tha se çka do të bëjë qeveria në këtë drejtim.

Kur nisi konflikti në Siri, në mars të vitit 2011, kursi i valutës ishte 47 paundë për një dollar.

XS
SM
MD
LG