Ndërlidhjet

Në Kalkutë, 15 të vdekur nga rrëzimi i mbikalimit


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet shpëtimtare në Kalkuta të Indisë janë duke kërkuar në rrënojat e një mbikalimi, i cili u rrëzua sot duke vrarë 15 persona dhe lënë shumë të tjerë të plagosur.

Zyrtarët vendorë thanë se një pjesë e mbikalimit në një zonë të banueshme e tregtare në veri të Kalukutës u rrëzua mbi vetura dhe njerëz, të cilët lëvznin poshtë saj, duke shkaktuar viktima e kaos.

Mamta Banerjee, një zyrtar i lartë në shtetin perëndimor të Bengalit, tha se është konfirmuar se 15 persona kanë vdekur dhe se shumë të tjerë janë plagosur.

Ai tha se një kontraktues privat kishte dështuar në përmbushjen e afateve kohore për përfundimin e projektit për ndërtimin e mbikalimit.

Trupat ushtarake dhe personeli i Forcës Kombëtare për Fatkeqësi Natyrore i kanë bashkuar përpjekjet për t’u dalë në ndihmë njerëzve, të cilët kanë mbetur brenda makinave, të cilat janë të mbuluara nga betoni dhe hekurat.

Më shumë se 70 njerëz të lënduar janë pranuar në dy spitalet e Kalkutës, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

XS
SM
MD
LG