Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga shembja e mbikalimit në Indi


Foto arkivi
Foto arkivi

Ka shkuar në së paku 22 numri i të vdekurve nga shembja e një mbikalimi në ndërtim në qytetin lindor të Indisë, Kalkuta.

Mbi 70 veta janë plagosur.

Struktura duket se ka goditur mbi kalimtarë, makina dhe ndërtesa pranë.

Druhet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Mbikalimi, 2 kilometra i gjatë, ka qenë në ndërtim qysh në vitin 2009.

Çështje të sigurisë, si mungesa e inspektimeve dhe përdorimi i materialit të dobët ndërtimor, rrënojnë shpesh projektet e ndërtimit në Indi.

XS
SM
MD
LG