Ndërlidhjet

logo-print

Vdes gruaja e parë që fitoi “çmimin Nobel për arkitekturë"


Zaha Hadid

Zaha Hadid

Arkitektja e shquar irakiano-britanike, Zaha Hadid, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Dizajnet e saj moderne dhe futuriste përfshijnë qendrën ujore për Lojërat Olimpike në Londër më 2012.

Kompania e saj në Londër "Zaha Hadid Architects" ka bërë të ditur se ajo ka vdekur në një spital në Majami nga sulmi në zemër.

Hadid ka dizajnuar ndërtesa në gjithë botën, përfshirë një objekt të BMW-së në Lajpcih të Gjermanisë, stacione trenash në Austri dhe Qendrën Heydar Aliyev në Baku të Azerbajxhanit.

Në vitin 2004, Hadid është bërë gruaja e parë që ka fituar çmimin Pritzker, i njohur si “çmimi Nobel për arkitekturë”.

Ajo ka lindur dhe është rritur në Bagdad, ndërsa ka studiuar në Berlin dhe Londër.

XS
SM
MD
LG