Ndërlidhjet

Kupa e Botës: Amnesty International kritikon Katarin


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, ka akuzuar Katarin për keqëpërdorim të punëtorëve, që janë duke punuar në një stadium për Kampionatin Botëror të Futbollit më 2022.

Amnesty thotë se punëtorët në Stadiumin Ndërkombëtar Khalifa janë të detyruar të jetojnë në strehimore të pista, paguajnë tarifa të larta për angazhimin, nuk i marrin pagat me kohë dhe pasaportat u janë konfiskuar.

Katari ka thënë se është i shqetësuar me akuzat dhe se do t’i hetojë ato.

Qeveria ka thënë se mirëqenia e punëtorëve migrantë është “prioritet i lartë për të”.

Amnesty International kritikon edhe Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, duke thënë se ajo ka dështuar të ndalojë zhvillimin e turneut mbi “abuzimet me të drejtat e njeriut”.

FIFA ka thënë se janë ndërmarrë masa që tashmë kanë përmirësuar situatën për punëtorët migrantë.

XS
SM
MD
LG