Ndërlidhjet

Disa policë të vrarë nga sulmi në Diarbakir të Turqisë


Diarbakir, Turqi

Diarbakir, Turqi

Katër policë janë vrarë nga shpërthimi i bombës në qytetin turk, Diarbakir, i banuar me shumicë kurde.

Shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni të autobusëve, duke plagosur edhe 14 persona.

Agjencia e lajmeve Dogan ka fajësuar “terroristët” për shpërthimin, duke përdorur termin e Qeverisë turke për rebelët kurdë.

Diarbakiri është përfshirë nga vala e dhunës midis organizatës militante Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe qeverisë.

Ankaraja ka thënë se rreth 300 pjesëtarë të sigurisë janë vrarë prejse është ndezur konflikti në vitin 2015.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka rinisur kryengritjen e saj mbi 30-vjeçare pas një armëpushimi të brishtë, që ka kolapsuar verën e kaluar.

Sulmi në Diarbakir vjen përpara vizitës atje të kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, të planifikuar për të premten.

Një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ka marrë përgjegjësinë për dy sulme me bomba që kanë ndodhur sivjet në Ankara, duke vrarë më shumë se 60 njerëz.

Turqia është po ashtu pjesë e koalicionit që lufton të ashtuquajturin Shtet Islamik dhe është sulmuar edhe nga ky grup militant.

XS
SM
MD
LG