Ndërlidhjet

Zyrtarë të lartë serbë e rusë takohen në Moskë


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të mbajë takim sot në Moskë me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Minstria e Jashtme Ruse tha se ministrat do të diskutojnë për projektet e përbashkëta në tregti dhe fushën e investimeve.

Të enjten, Daçiq u takuar me zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Rogozin tha se ata kanë diskutuar për një marrëveshje ndërmjet korporatës shtetërore ruse, Rostech dhe qeverisë serbe, në ofrimin e pjesëve rezervë për automobilë. Ata gjithashtu kanë diskutuar për një marrëveshje që parasheh importimin e artikujve ushqimorë nga Rusia në Serbi.

Ndërsa, gjatë takimit me Shoigu, Daçiq ka diskutuar rreth pjesëmarrjes serbe në operacionet për pastrimin e minave në qytetin sirian të Palmirës, i cili është liruar nga Shteti Islamik këtë javë.

“Në të kaluarën, ne kemi kryer pastrimin e minave në Serbi”, ka përmendur Shoigu.

XS
SM
MD
LG