Ndërlidhjet

SHBA rikonfirmon përkrahjen për sigurinë e Turqisë


Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti amerikan, Barack Obama ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-ve për sigurinë e Turqisë, gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy liderët kanë diskutuar gjithashtu për përpjekjet e të dyja vendeve në luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi se Obama i shprehu ngushëllime Erdoganit për personat e vrarë gjatë një sulmi në Diarbakir, gjatë ditës së djeshme.

Turqia njoftoi të enjten se shtatë zyrtarë policorë u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën, kur shpërtheu një bombë që kishte në shënjestër një veturë policie.

Në një deklaratë të lëshuar sot, zyra presidenciale e Turqisë tha se të dyja vendet diskutuan për një bashkëpunim reciprok në zgjidhjen e krizës së migrantëve, si dhe në luftimin e grupit eksremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG