Ndërlidhjet

logo-print

Koreja e Veriut lëshon raketa në det


Ilustrim

Ilustrim

Koreja e Veriut ka lëshuar raketat në det, në bregun e saj lindor, disa orë pasi liderët e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara e paralajmëruan Penjanin që t’u japë fund provokimeve, përndryshe do të përballej me më shumë presion.

Një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut tha se predha është hedhur sot nga një rajon në afërsi të bregut lindor të Koresë së Veriut.

Një zyrtar tjetër tha se bëhet fjalë për një raketë ajrore me rreze të shkurtë.

Lëshimi i raketës vjen vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Barack Obama iu bashkua zotimit të presidentit të Koresë së Jugut, Park Geun-hye dhe kryeministrit japonez, Shinzo Abe për të rritur presionin ndaj Koresë së Veriut, për shkak të aktiviteteve të kësaj të fundit.

Gjatë takimit në kuadër të Samitit për Siguri Bërthamore, që i nisi punimet të enjten në Uashington, të tre liderët shprehën përkushtimin e vendeve të tyre për mbrojtjen e njëri tjetrit dhe paralajmëruan se ato do të mund të marrin hapa të mëtejmë për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Penjanit.

XS
SM
MD
LG