Ndërlidhjet

logo-print

AI: Turqia po i detyron disa migrantë sirianë të kthehen në shtëpi


Ilustrim

Ilustrim

Turqia i ka detyruar me mijëra migrantë që të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë muajve të fundit, ka thënë organizata Amnesty International, duke pohuar se këto veprime shkelin ligjet evropiane dhe ndërkombëtare.

Amnesty tha se dëshmitë që ka mbledhur në provincat në kufirin jugor të Turqisë sugjerojnë se autoritetet kanë mbledhur dhe larguar grupe prej 100 sirianëve, burra, gra dhe fëmijë, pothuajse në baza ditore, që nga mesi i janarit të këtij viti.

Organizata thotë se zhvillimet tregojnë për rrezikun që ekziston për migrantët që po kthehen në Turqi, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian, e cila hyn në fuqi javën e ardhshme. Ligjshmëria e marrëveshjes varet në Turqinë që konsiderohet si vend i sigurt për azil-kërkuesit, gjë që nuk qëndron, sipas Amnesty International.

“Duke dashur dëshpërimisht mbylljen e kufijve të tyre, liderët e BE-së me vullnet kanë injoruar fakte të thjeshta: Turqia nuk është një vend i sigurt për refugjatët sirianë dhe po bëhet çdo ditë e më pak e sigurt”, ka thënë drejtori i AI, John Dalhuisen.

Ministria e Jashtme turke ka mohuar që sirianët po kthehen prapa, kundër vullnetit të tyre. Turqia ka mbajtur politikën e “dyerve të hapura” për migrantët sirianë për pesë vite me radhë dhe i përmbahet parimit për moskthimin e dikujt në një shtet ku ata mund të përballen me përndjekje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë turke.

XS
SM
MD
LG