Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria irakiane emëron 14 ministra të rinj


Kryeministri i irakut, Haidar al-Abadi

Kryeministri i irakut, Haidar al-Abadi

Kryeministri i irakut, Haidar al-Abadi, ka emëruar 14 ministra të rinj në kabinetin e tij, të cilët, sipas tij, janë ekspertë të tillë të politikbërjes, siç kanë kërkuar protestuesit për muaj të tërë, për luftimin e korrupsionit nga qeveria.

Abadi paraqiti para parlamentit zgjedhjet e tij, aty ku ministrat mund të hasin në rezistencë nga politikanët, të cilët preferojnë sistemin e patronazhit politk, i cili u ka ndihmuar shumë prej tyre që të fitojnë pushtet dhe pasuri.

“Ata janë zgjedhur bazuar në profesionalizmin, kompetencën, integritetin dhe aftësitë e tyre udhëheqëse”, ka thënë Abadi për kandidatët e propozuar.

Gjatë njoftimit për ndryshimet e kabinetit, Abadi tha se ai ka zbritur numrin e ministrave, nga 21 në 16.

XS
SM
MD
LG