Ndërlidhjet

logo-print

Dënohen personat që vranë gazetarin në Azerbajxhan


Familjarët vajtojnë vdekjen e Rasim Aliyev, 2015

Familjarët vajtojnë vdekjen e Rasim Aliyev, 2015

Në Azerbajxhan, pesë persona janë dënuar për rrahjen deri në vdekje të një gazetari, i cili kishte kritikuar një yll kombëtar të futbollit.

Rasim Aliyev, 30 vjeçar, kishte ndërruar jetë në një spital të Bakusë, më 9 gusht të vitit 2015, një ditë pasi ishte sulmuar.

Gjykata për Krime të Rënda shpalli sot fajtorë pesë burra, për shkaktim të vdekjes nga rrahjet, dhe dënoi Elshan Ismayilov me 13 vjet burg, Arif Aliyev me 12 vjet e gjysmë, Jamal Mammadov me 11 vjet, dhe Samir Mustafayev dhe Kanan Madatov me nga 9 vjet burg.

Aliyev, përderisa ishte në spital, kishte thënë se ishte sulmuar nga përkrahësit e Cavid Huseynov, një lojtar futbolli i ekipit kombëtar të Azerbajxhanit, në shenjë hakmarrjeje ndaj kritikave që Aliyev kishte shkruar për futbollistin në facebook.

XS
SM
MD
LG