Ndërlidhjet

logo-print

Në botë ka më shumë njerëz të trashë sesa nën peshë


Ilustrim

Ilustrim

Në botë ka më shumë njerëz të rritur që klasifikohen si të trashë sesa nën peshë, bën të ditur një studim.

Studimi, i kryer nga shkencëtarë të Kolegjit Mbretëror në Londër dhe i publikuar në revistën mjekësore Lancet, ka krahasuar indeksin e masës së trupit te 20 milionë burra dhe gra nga viti 1975 deri më 2014.

Sipas rezultateve, trashja te meshkujt është trefishuar, ndërsa te gratë më shumë se dyfishuar.

Autori kryesor, Majid Ezzat, ka thënë se bëhet fjalë për një “epidemi të trashjes” dhe u ka bërë thirrje qeverive që të veprojnë.

Studimi, i cili ka nxjerrë të dhëna nga 186 vende, ka zbuluar se numri i njerëzve të trashë në gjithë botën është rritur nga 105 milionë në vitin 1975 në 641 milionë në vitin 2014.

Ndërkaq, numri i njerëzve nën peshë është rritur nga 330 milionë në 462 milionë në të njëjtën periudhë kohore.

Shumica e njerëzve të trashë tani jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë, ndërsa njerëz nën peshë më së shumti ka në Indi due Bangladesh.

XS
SM
MD
LG