Ndërlidhjet

Shtyhet rihapja e aeroportit në Bruksel


Bruksel, 22 mars 2016.

Bruksel, 22 mars 2016.

Planet për të rihapur pjesërisht aeroportin e Brukselit, sot në mbrëmje, janë vënë në pritje, për shkak të grevës së policisë së aeroportit, e cila është e shqetësuar për sigurinë.

Aeroporti Zaventem është mbyllur qysh më 22 mars, kur edhe është sulmuar nga militantët islamikë.

Sindikata e policisë ka thënë për BBC-në se maat e ndërmarra të sigurisë për rihapjen e aeroportit, nuk janë të mjaftueshme.

Udhëheqësi i sindikatës SLFP, Vincent Gilles, ka bërë thirrje për më shumë kontroll në zonën e nisjes, përfshirë përdorimin e detektorëve të metalit, skanerëve të trupit dhe makinave me rreze X për valixhet.

Sulmet e javës së kaluar në aeroport dhe në një stacion të metrosë së Brukselit kanë vrarë 35 veta.

Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG