Ndërlidhjet

Ekonima ruse është tkurrur për 3.7%


Ilustrim (©Shutterstock)
Ilustrim (©Shutterstock)

Ekonomia ruse është tkurrur për 3.7 përqind në vitin 2015, krahasuar me vitin paraprak, ka bërë të ditur Shërbimi Shtetëror i Statistikave të Rusisë.

Sektorët me shumicë dhe pakicë janë goditur më së keqi, me 10 përqind tkurrje, ndërsa sektori i ndërtimtarisë ka rënë për 7.4 përqind.

Sipas raportit, sektori i bujqësisë ka shënuar rritje për 3.1 përqind.

Ekonomia e Rusisë ka nisur të dobësohet qysh në mes të vitit 2014, për shkak të sanksioneve të Perëndimit.

Sanksionet kanë pasuar aneksimin që i ka bërë Rusia rajonit ukrainas të Krimesë.

Ekonomia ruse është goditur po ashtu nga rënia e mprehtë e çmimeve botërore të naftës, e cila është malli kryesor që eksporton Rusia.

Shërbimi i Statistikave ka bërë të ditur se prodhimi ekonomik në vitin 2015 ka arritur në 80.8 trilionë rubla, apo 1.2 trilion dollarë.

XS
SM
MD
LG