Ndërlidhjet

Dënohet britaniku që planifikonte akte terroriste


Londër
Londër

Një shofer britanik është dënuar për komplot për të sulmuar personelin ushtarak amerikan në Angli.

Një gjykatë në Londër ka konstatuar të premten se Jueand Khan, 25 vjeç, është fajtor për përgatitjen e akteve terroriste.

Hetuesit kanë thënë se Khan, mbështetes i grupit militant Shteti Islamik, ka synuar të mbledhë informacione për bazat e Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara në lindje të Anglisë, duke përdorur punën e tij si mbulesë.

Policia ka gjetur mesazhe midis tij dhe një luftëtari të Shtetit Islamik në Siri, i cili e ka quajtur veten Abu Hussain.

Ata kanë diskutuar se si të sulmojnë personelin ushtarak pasi të trillojnë një aksident rrugor, kanë thënë prokurorët.

Zyrtarët policorë, që kanë kërkuar shtëpinë e Khanit, kanë gjetur një flamur të zi, të stilit me atë që përdor Shteti Islamik, si dhe një lap-top me një artikull nga një revistë e Al Kaidës, të titulluar: “Bëni bombë në kuzhinën e nënës suaj”.

Khan dhe xhaxhai i tij, Shazib Khan, janë dënuar edhe për planet për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në Siri.

Masa e dënimit do t’iu shqiptohet më 13 maj.

Junead Khan mund të përballet me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG