Ndërlidhjet

Shqipëri: Alimuça dënohet me burg për fshehjen e parave të vjedhura


Pamje nga një pjesë e Tiranës

Pamje nga një pjesë e Tiranës

Një gjykatë në Shqipëri e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg personin, Vehbi Alimuça, për fshehje të parave të vjedhura, në një bankë të Hungarisë.

Kjo gjykatë në Tiranë dje e ka dënuar Alimuçajn për fshehjen e 328 mijë dollarëve, të cilat i kishte mbledhur nga skemat piramidale të dështuara, që ai i kishte drejtuar deri në vitin 1997.

Vehbi Alimuça tashmë i ka vuajtur tetë vjet burg, pasi është gjetur se kompania e tij Vefa i kishte mbledhur 325 milionë dollarë nga 58 mijë njerëz nëpërmjet skemave piramidale, raporton AP nga Tirana.

Shqipëria i kishte dhjetëra skema të tilla dhe zbulimi i tyre shkaktoi trazira të mëdha në këtë vend.

Nëpërmjet këtyre skemave mashtruese, shumë banorë të Shqipërisë e patën humbur një pjesë të madhe të kursimeve të tyre jetësore.

Në nëntor të vitit të kaluar, edhe djali i tij, po ashtu, ishte dënuar me katër vjet burg për fshehje të pothuajse dyfishit të shumës për të cilën babai i tij ishte dënuar dje.

XS
SM
MD
LG