Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kërkohen më tepër aksione në sigurinë atomike


Pjesëmarrësit e Samitit për Sigurinë Atomike në Uashington

Pjesëmarrësit e Samitit për Sigurinë Atomike në Uashington

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar nga liderët botërorë që të bëjnë më tepër për sigurinë e kapaciteteve të ndjeshme atomike, për parandalimin e personave “të çmendur”, siç janë pjesëtarët e grupit militant, Shteti Islamik, nga furnizimi me armatim atomik ose me “bombë të pistë” radioaktive.

Këtë thirrje zoti Obama e ka bërë mbrëmë vonë në Uashington, në mbyllje të Samitit për Sigurinë Atomike, që zgjati dy ditë.

Obama ishte mikpritës i më se 50 liderëve botërorë në këtë samit, të katërtin me radhë, që e ka organizuar ai.

Në samitin e Uashingtonit, fokusi ishte në përpjekjet për sigurimin e materialeve atomike ndaj terrorizmit bërthamor, për të cilin Obama tha se është “njëri prej kërcënimeve më të mëdha në sigurinë globale” në shekullin 21.

Obama tha se asnjë grup nuk ka arritur të siguroj materiale për bomba, por al-Kaida për një kohë të gjatë, e kishte synuar këtë gjë, dhe i ka cituar aksionet nga militantët e Shteti Islamik, që kishin dorë në sulmet aktuale në Paris dhe Bruksel.

Në mesin e liderëve që nuk morën pjesë në këtë samit ishte presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pasi raportet e Moskës me perëndimin janë përkeqësuar, pos tjerash, edhe për shkak të aksioneve të Rusisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG