Ndërlidhjet

Afganistan: Janë rrëmbyer 11 pastrues të minave


Pjesëtarët e organizatës HALO Trust gjatë punës së tyre për deminim
Pjesëtarët e organizatës HALO Trust gjatë punës së tyre për deminim

Zyrtarët e Afganistanit thonë se 11 pastrues të minave janë rrëmbyer nga militantët në pjesën perëndimore të këtij vendi.

Policia në provincën Herat tha sot se të 11 personat e rrëmbyer janë shtetas afganë që punonin për organizatën për pastrimin e minave, HALO Trust, dhe se ata ishin rrëmbyer dje.

Në këtë hapësirë ka filluar një operacion ushtarak për gjetjen dhe lirimin e tyre, ndërsa 6 të dyshuar tashmë janë arrestuar, ka njoftuar policia.

Liderët lokalë fisnorë, më herët, ishin përpjekur të zhvillonin negociata për lirimin e të rrëmbyerve.

Rrëmbimet për para janë dukuri e përhapur në Afganistan dhe në këtë aspekt duket se punëtorët për pastrimin e minave, ishin cak i lehtë meqë ata zakonisht veprojnë në rajone të largëta.

Pas gati 40 viteve në luftë, Afganistani është njëri nga vendet me më së shumti mina të vendosura në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG