Ndërlidhjet

logo-print

Belgjikë: Një shtetas akuzohet për terrorizëm


Një pjesëtar i ekipit special për zbulimin e eksplozivit në Bruksel

Një pjesëtar i ekipit special për zbulimin e eksplozivit në Bruksel

Një shtetas i Belgjikës është akuzuar në kuadër të hetimeve të përbashkëta të Belgjikës dhe Francës, lidhur me zbulimin e një komploti për sulm në Francë.

Prokurorët federalë në Bruksel sot i kanë dhënë vetëm inicialet e të dyshuarit Y. A.

Në kumtesën e prokurorëve theksohet se shtetasi 33 vjeçar i Belgjikës ishte paraqitur para një gjyqtari dje, me ç’rast ky gjyqtar ka vendosur që i dyshuari të mbetet në arrest. Ai ishte arrestuar më 31 mars.

Prokurorët thanë se akuzat ndërlidhen me hetimet për shtetasin francez, Reda Kriket, i arrestuar në një lagje të Parisit më 24 mars, dy ditë pas sulmeve me bomba në Bruksel, i cili është i dyshuar për planifikim të një akti të menjëhershëm të “dhunës ekstreme”.

XS
SM
MD
LG