Ndërlidhjet

SHBA: Mirëpriten reformat politike të liderit të Irakut


Pamje nga një takim i mëparshëm i zëvendëspresidentit Biden (djathtas) me kryeministrin al-Abadi
Pamje nga një takim i mëparshëm i zëvendëspresidentit Biden (djathtas) me kryeministrin al-Abadi

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, e ka lavdëruar kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi, për lëvizjen e tij aktuale për zëvendësimin e aleatëve politikë në kabinetin e tij me ekpertë politikë.

Mëtutje, në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se këto komente zoit Biden i ka bërë gjatë një bisede të mbrëmshme politike me kryeministrin al-Abadi.

“Zëvendëspresidenti e ka mirëpritur përpjekjen e kryeministrit për reformë politike dhe e ka riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këta hapa, së bashku me liderët politikë irakianë, për ta forcuar transparencën, unitetin kombëtar dhe pëgjegjësinë”, tha Shtëpia e Bardhë.

Zoti Biden, po ashtu, ka theksuar “rëndësinë kritike të mbajjtjes së momentit” në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Të dy liderët kanë diskutuar edhe për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të forcave të sigurisë së Irakut.

XS
SM
MD
LG