Ndërlidhjet

Kanali Al-Arabiya e ka mbyllur zyrën në Bejrut


Pamje nga transmetimi në televizionin Al-Arabiya
Pamje nga transmetimi në televizionin Al-Arabiya

Kanali televiziv, Al-Arabiya, pronë saudite, e ka mbyllur zyrën e saj në Bejrut të Libanit dhe i ka shkarkuar 27 punëtorë, në një lëvizje befasuese, që i reflekton tensionet ndërmjet Arabisë Saudite dhe lëvizjes Hezbollah në Liban, që mbështetet nga Irani.

Ky kanal televiziv dje tha se shkak i mbylljes së zyrës ishte siguria. Është mbyllur edhe zyra e qendrës televizive simotër, Al-Hadath.

Disa organizata saudite të mediave në Bejrut aktualisht janë ballafaquar me protesta.

Al-Arabiya, që është njëri nga transmetuesit kryesorë në gjuhën arabe në Lindjen e Mesme, tha se “do të vazhdoj t’i ndjek për së afërti çështjet libaneze” dhe do të ndihmoj punëtorët e mbetur pa punë që të gjejnë angazhim diku tjetër.

Kjo lëvizje i reflekton tensionet aktuale ndërmjet Arabisë Saudite dhe aleatëve të Iranit.

Muajin e kaluar, Arabia Saudite e ndali ndihmën prej 3 miliardë dollarëvepër ushtrinë e Libanit, pasi qeveria libaneze nuk e dënoi sulmin kundër Ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran, në muajin janar.

XS
SM
MD
LG