Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Në Palmira është gjetur varrezë masive


Pamje e një rruge tejet të dëmtuar në qytetin sirian Palmira

Pamje e një rruge tejet të dëmtuar në qytetin sirian Palmira

Ushtria e Sirisë e ka gjetur një varrezë masive me 40 trupa të pajetë në qytetin historik, Palmira, pasi ky qytet është rimarrë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve, SANA.

Sipas raportit, në varrezë gjenden edhe trupa me koka të prera.

Një burim i tha agjencisë AFP se 24 trupa të të varrëve ishin civilë.

Tashmë disa trupa janë identifikuar.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e monitoron konfliktin në Siri, tha se militantët e Shteti Islamik i kanë ekzekutuar së paku 280 njerëz gjatë okupimit të tyre në këtë qytet.

Trupat e Sirisë, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë, aktualisht e kanë rimarrë kontrollin në Palmira, pasi ky qytet për 10 muaj ishte okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG