Ndërlidhjet

Hagë: Ndalet për një kohë të pacaktuar procesi kundër Haxhiqit


Goran Haxhiq në Gjykatën e Hagës në korrik të vitit 2011
Goran Haxhiq në Gjykatën e Hagës në korrik të vitit 2011

Gjykata për krime të luftës në Hagë e ka ndalur për një kohë të pacaktuar procesin kundër liderit serb në Kroaci, Goran Haxhiq, i cili ishte liruar përkohësisht para një viti për shkak të sëmundjes, ka thënë sot avokati i tij, Zoran Zhivanoviq.

Ky ish-politikan 57 vjeçar, është i fundit prej 161 personave të akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

“Vendimi për ndaljen e procesit kundër Goran Haxhiqit, për një kohë të pacaktuar, është marrë më 24 mars”, tha avokati Zhivkoviq për agjencinë AFP në Beograd.

Afati për apelim të prokurorisë kalon ditën e enjte, tha ai.

Sipas avokatit, Zoran Zhivanoviq, kjo do të thotë se nëse shëndeti i Haxhiqit përmirësohet, atëherë procesi do të vazhdoj, por “për shkak të natyrës së sëmundjes, gjendja shëndetësore e Haxhiqit është serioze”.

Goran Haxhiq është i akzuar për disa vepra, përfshirë edhe atë për vrasje të civilëve, që ishin marrë nga një spital në qytetin Vukovar, në vitin 1991.

Shpallja e pavarësisë së Kroacisë nga ish-Jugosllavia ka shkaktuar luftë në periudhën 1991 – 1995 me kryengritësit serbë, që e kundërshtonin pavarësinë e Kroacisë, raporton AFP.

XS
SM
MD
LG