Ndërlidhjet

Bruksel: Aeroporti nesër rihapet pjesërisht


Prania e policëve specialë në aeroportin e Brukselit pas sulmeve më 22 mars
Prania e policëve specialë në aeroportin e Brukselit pas sulmeve më 22 mars

Aeroporti i Brukselit nesër rihapet pjesërisht për fluturime të udhëtarëve, afro 10 ditë pasi një terminal i tij u sulmua nga sulmuesit vetëvrarës me bomba.

“Prej nesër aeroporti i Brukselit do të jetë pjesërisht operacional”, u tha sot gazetarëve në Bruksel shefi ekzekutiv i aeroportit, Arnaud Feist.

“Ky rifillim, megjithqë i pjesërishëm, është shenjë e shpresës”, tha ai.

Ky aeroport ishte mbyllur prej se dy militantë të dyshuar islamikë ndërmorën sulme vetëvrasëse me bomba në terminalin e nisjes së fluturimeve.

Nga sulmi më 22 mars në aeroport dhe një tjetër në metronë e qytetit, u vranë 32 vetë.

Përgjegjësinë për këto sulme e pat marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG