Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbejnë akuza reciproke


Pamje e tymit nga luftimet në rajonin Nagorno-Karabakh

Pamje e tymit nga luftimet në rajonin Nagorno-Karabakh

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar sot herët në mëngjes se forcat e armatosura të Armenisë e kanë shkelur armëpushimin në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabahut, më se 130 herë gjatë 24 orëve të kaluara.

Këto pretendime u bënë pas ditës së djeshme kur janë zhvilluar luftime të rrepta nga të cilat janë vrarë së paku 12 ushtarë të Azerbajxhanit.

Nagorno-Karabah është territor në Azerbajxhan, i cili është nën kontroll të armenëve etnikë.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian tha dje se forcat e Azerbajxhanit i kanë vrarë 18 ushtarë armenë në rajon.

Ushtria e Armenisë e ka akuzuar Azerbajxhanin se ka filluar ofensivë madhore me përdorim të tankeve, artilerisë së rëndë dhe helikopterëve me armatim automatik.

XS
SM
MD
LG