Ndërlidhjet

Bruksel: Sot rihapje e pjesërishme e aeroportit


Ilustrim i kontrollit në aeroport

Ilustrim i kontrollit në aeroport

Aeroporti i Bruskelit sot rihapet pjesërisht për fluturime të udhëtarëve, 12 ditë pas sulmit terrorist vetëvrasës të grupit esktremist, Shteti Islamik.

Udhëheqës të aeroportit thanë se aeroplani i parë i udhëtarëve sot do të niset pasdite për në Portugali, e pastaj do të ketë edhe fluturime për në Greqi dhe Itali.

Nga sulmet vetëvrasëse me bomba më 22 mars, në aeroportin e Brukselit dhe në metron e qytetit, janë vrarë 32 vetë.

Udhëtarët sot pritet të kalojnë nëpër kontrolle më të ashpra të sigurisë, ndërsa aeroplanët nisen nga një pistë e përkohshme.

XS
SM
MD
LG