Ndërlidhjet

Greqi: Përgatitje për zbatimin e marrëveshjes për migrantë


Migrantët në një rrugë në ishullin Kios në Greqi

Migrantët në një rrugë në ishullin Kios në Greqi

Greqia po përgatitet për dërgimin e migrantëve dhe refugjatëve prapa në Turqi, sipas marrëveshjes kundërthënëse që është arritur muajin e kaluar ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Greqisë, ANA, ka raportuar sot se afro 750 persona, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar, pritet të dërgohen prapa nga ishulli grek, Lesbos, në portin turk, Dikili, më 5 dhe 7 prill.

Për këtë transfer, agjencia e Bashkimit Evropian për kontrollin e kufirit, Frontex, i ka angazhuar dy anije turke.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky kthim është ilegal.

Turqia po ngutet për përgatitjen e kampeve për pranimin e migrantëve, shumica e të cilëve janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Më se një milion refugjatë dhe migrantë kanë hyrë në Evropë në vitin 2015 dhe më tepër se 150 mijë kanë arritur në Greqi deri tash këtë vit.

XS
SM
MD
LG