Ndërlidhjet

Azerbajxhani ka shpallur armëpushim në ditën e dytë të luftimeve


Një shtëpi e dëmtuar nga luftimet në rajonin Nagorno-Karabah

Një shtëpi e dëmtuar nga luftimet në rajonin Nagorno-Karabah

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar sot se ka shpallur armëpushim të njëanshëm në rajonin e kontestuar Nagorno-Karabah, derisa atje luftimet kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë.

Kjo ministri tha se kjo shpallje është bërë për shkak të kërkesave të organizatave ndërkombëtare.

Ka pasur raporte për luftimet sporadike ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë sot më herët gjatë ditës. Nga luftimet e djeshme janë vrarë së paku 30 ushtarë nga të dy palët dhe dy civilë.

Më herët Azerbajxhani tha se forcat e Armenisë e kanë shkelur marrëveshjen e vjetër 21 vjeçare për armëpushim, më tepër se 130 herë gjatë 24 orëve të kaluara, përfshirë sulmet gjatë natës dhe sot pas agimit.

Por, ushtria e Armenisë e ka akuzuar ushtrinë e Azerbajxhanit se ka lansuar ofensivë madhore gjatë ditës së djeshme, duke përdorë tanke, artileri të rëndë dhe helikopterë me armatim automatik.

Rajoni Nagorno-Karabah gjendet brenda Azerbajxhanit, por është nën kontrollin e armenëve etnikë.

XS
SM
MD
LG