Ndërlidhjet

Çekia i kthen 25 irakianë të krishterë që ishin nisur për Gjermani


Milan Chovanec (djathtas)

Milan Chovanec (djathtas)

Ministri i brendshëm i Çekisë, Milan Chovanec, thotë se autoritetet në Pragë do ta kthejnë një grup të irakianëve të krishterë prapa në Irak, pasi ata ishin përpjekur të lëvizin për në Gjermani, e jo të qëndrojnë në Republikën e Çekisë.

Afro 25 irakianët dje ishin nisur me autobus për në Gjermani, ku ishin ndalur nga policia gjermane, menjëherë pasi e kishin kaluar kufirin.

Autoritetet e Çekisë janë pajtuar me kërkesën e Gjermanisë për kthimin e këtyre njerëzve në Çeki.

Republika e Çekisë në muajin dhjetor të vitit të kaluar është pajtuar t’i pranojë 153 irakianë të krishterë, që ishin larguar nga një pjesë e Irakut, që është nën kontroll të grupit ekstremsit, Shteti Islamik.

Ministri Chovanec tha se 25 irakianët e kanë keqpërdorë mikriptjen e Çekisë dhe duhet të kthehen prapa në Irak, brenda shtatë ditësh.

Pritet që në Çeki, deri në fund të prillit, të arrijnë 37 familje të krishtera nga pjesa veriore e Irakut, që është nën kontroll të kurdëve dhe nga kampet e refugjatëve në Liban.

Agjencia e lajmeve CTK ka raportuar sot se ministri i brendshëm i Çekisë, Milan Chovanec, e ka suspenduar këtë program, pas incidentit me 25 irakianët, që synuan kalimin e kufirit gjatë ditës së djeshme.

XS
SM
MD
LG