Ndërlidhjet

Moskë: Punëtorët evakuohen nga ndërtesa e Ministrisë së mbrojtjes


Zjarrfikësit gjatë aksionit të tyre për vënien e zjarrit nën kontroll në ndërtesën e Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë në Moskë

Zjarrfikësit gjatë aksionit të tyre për vënien e zjarrit nën kontroll në ndërtesën e Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë në Moskë

Raportohet se 7 vetë janë evakuuar sot nga ndërtesa e Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë në pjesën qendrore të Moskës, pasi ajo është përfshirë nga zjarri.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime nga zjarri në katin e tretë të ndërtesës pesëkatëshe në rrugën Znamenka në Moskë.

Nëpërmjet një kumtese, Ministria e mbrojtjes tha se zjarri i ka përfshirë afro 50 metra katrorë brenda “dhomës teknike” të ndërtesës administrative, e cila po meremetohej.

Mëtutje në kumtesë, theksohet se autoritetet po zhvillojnë hetime lidhur me dyshimet se zjarri është shkaktuar nga një përçues elektrik në ndërtesë, por ata ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e shpërthimit të zjarrit.

Disa ekipe të zjarrfikësve ishin angazhuar pak pas mesditës për ta vënë zjarrin nën kontroll.

XS
SM
MD
LG