Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq: Bombën në Zubin Potok e kanë hedhur serbët


Aleksandar Vuçiq (majtas) dhe Marko Gjuriq gjatë vizitës së sotme në pjesën veriore të Kosovës

Aleksandar Vuçiq (majtas) dhe Marko Gjuriq gjatë vizitës së sotme në pjesën veriore të Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vërtetuar se bombën në palestrën sportive në Zubin Potok, në orët e para të mëngjesit të sotëm, e kanë hedhur serbët.

Ai megjithatë, i ka porositur ata që e hodhën bombën se do të luftoj edhe për ta dhe familjet e tyre.

“Përgjigjja ime këtyre serbëve tanë, të cilët në këtë mënyrë dëshirojmë të më presin, është: le t’ua falë Zoti, do të luftoj edhe për ju dhe familjet e juaja, që të jetoni në tokat tuaja dhe të jeni të lumtur dhe më të kënaqur se sot”, tha Vuçiq gjatë fjalimit të tij në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresiste Serbe në Zubin Potok.

Zoti Vuçiq tha se lidhur me këtë çështje nuk do ta thotë më asnjë fjalë, raportojnë korrespondentet e Radios Evropa e Lirë.

Raportohet se me këtë tubim parazgjedhor ka përfunduar edhe vizita e sotme e zotit Vuçiq në pjesën veriore të Kosovës.

XS
SM
MD
LG